-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kievi thotë se termocentrali bërthamor në Zaporizhia është shkëputur nga rrjeti elektrik

- Advertisement -

Një zyrtar i lartë rus tha sot se Rusia ka zmbrapsur një sulm ukrainas në termocentralin bërthamor të Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore. Bombardimet e përsëritura në afërsi të zonës në termocentral kanë rritur mundësitë për shpërthime të mëdha në termocentral, si rasti i Çernobilit, në 1986.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) , e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësime për bombardimin e zonës së uzinës, ka propozuar krijimin e një zone sigurie dhe mbrojtjeje bërthamore rreth uzinës.

Ukraina thotë se Rusia ka bombarduar në mënyrë të përsëritur zonën e stacionit, ndërsa Rusia nga ana e saj thotë se Ukraina ka bombarduar zonën e stacionit. Të dyja palët hedhin poshtë pretendimet e njëra- tjetrës. Forcat ukrainase “vazhdojnë të bombardojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhias me armë perëndimore që mund të çojnë në një katastrofë globale “, tha sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev , një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.

Patrushev tha se forcat speciale ruse penguan atë që ai e quajti një “sulm terrorist” në stacion. Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës tha sot se stacioni u shkëput përsëri nga rrjeti elektrik pasi bombardimet ruse dëmtuan rëndë linjat e mbetura të tensionit të lartë, duke e lënë atë vetëm me gjeneratorë me naftë. Kompania “Energoatom” tha gjithashtu se Moska dëshiron të lidhë stacionin me rrjetin rus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit