Home Ballina Kidnapimi i tre policëve, ish-ambasadori Dedaj: Akt terrorist i Serbisë, Kurti duhet të shkarkohet

Kidnapimi i tre policëve, ish-ambasadori Dedaj: Akt terrorist i Serbisë, Kurti duhet të shkarkohet

0
Kidnapimi i tre policëve, ish-ambasadori Dedaj: Akt terrorist i Serbisë, Kurti duhet të shkarkohet

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se pushteti i dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka dështuar dhe nuk po ia del as për së afërmi t’i përmbushë zotimet dhe premtimet elektorale.

Në një intervistë për Gazetën Balic, Dedaj ka thënë se ka një zhgënjim të qytetarëve me mënyrën se si është menaxhuar situata në veri të vendit dhe dëmtimi i partneritetit me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

“Nga afër jemi duke përcjellë zhvillimet dramatike dhe dëshpëruese të kohëve te fundit në Kosovë. Pushteti aktual i dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ka dështuar dhe nuk po ia del as për së afërmi t’i përmbushë zotimet dhe premtimet elektorale. Qytetarët e Kosovës janë të zhgënjyer me këtë mënyrë autokratike dhe politika të dëmshme qeverisëse, me theks të veçantë të keqe menaxhimit të situatës në veri të Mitrovicës dhe dëmtimit të partneritetit me SHBA, BE dhe NATO-n. Katalogu i gabimeve të keqqeverisjes ka arritur kulmin në mos përmbushjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Brukselit dhe Ohrit, injorimi të rrezikshëm të partneritetit euro-atlantik, mos unitetit brenda spektrit politik kosovar dhe improvizimit dhe lojës me zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri. Këto skandale të pushtetit aktual te Kosovës, janë duke prodhuar dhunë, regres, rrezik për Republikën e Kosovës.” – ka thënë ai.

Ish-ambasadori Dedaj ka folur edhe për kidnapimin e tre policëve të Kosovës, duke thënë se ky është një akt terrorist i Serbisë dhe sipas tij vetë pushteti i Kosovës është duke ia mundësuar një poshtërim të tillë ndaj nesh Serbisë.

“Edhe kidnapimi i tre policeve të Kosovës ishte një akt terrorist i shtetit te Serbisë të cilit për fat të keq po ia mundëson vetë pushteti i Kosovës këtë poshtërim ndaj shtetit të Kosovës. Kurti nuk është Kosova dhe ai nuk mund të sillet si sulltan dhe diktator në Kosovë duke rrezikuar integritetin, sovranitetin, demokracinë dhe paqen në Kosovë.” – ka shtuar Dedaj.

Ai ndër të tjera ka thënë se mos koordinimi me ShBA-në, BE-në dhe NATO është një gabim fatal.

Sipas tij për këto politika të gabuara në veri, Qeveria e Kosovës duhet të shkarkohet.

“Mos koordinimi me SHBA, BE dhe NATO është një gabim fatal i kësaj qeverie. Siç dihet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk është saktësisht i demarkuar dhe KFOR-i nuk e ka të lehtë të thotë se ku ishin saktësisht policet kosovar në momentin e arrestimit dhe për këtë mbase duhet një komision i pavarur ndërkombëtar. Megjithatë arrestimi i tre policeve ishte akt terrorist i Serbisë dhe se ata duhet te lirohen urgjentisht dhe përgjegjësit e qeverisë së Kosovës për këto politika të gabuara në veri të Mitrovicës duhet të shkarkohen.” – ka deklaruar Dedaj.

Exit mobile version