Në Rubikon të Klan Kosova, edicioni i sotëm i është kushtuar Gjykatës Speciale dhe afrimit të fundit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Gazetari Berat Buzhala tha se kjo gjykatë ka bërë “kidnapim të drejtësisë”. Ai shtoi se një gjykatë e këtillë, në secilin vend do të rrëzohej.
“Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, në secilin vend do të rrëzohej kjo gjykatë, në secilin nen do të rrëzohej. Ky është një kidnapim i drejtësisë që është marrë veç një herë dhe është dërguar atje. As nuk mund ta paditësh BE-në për padrejtësi, sepse ai thotë se ai është pjesë e jotja”, u shpreh Buzhala.
Ndiqeni deklarimin e tij:






