15.9 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Kidman tregon detaje rreth marrëdhënies së saj me vajzat

- Advertisement -

Nicole Kidman foli për marrëdhënien e saj me fëmijët.

Aktorja 57-vjeçare dha një përgjigje të sinqertë kur u pyet nëse është krenare për atë që është si nënë, në një intervistë dhënë së fundmi.

“Jam shumë e afërt me të dyja vajzat e mia. Ulem në shtretërit e tyre dhe diskutoj gjërat më intime. Mund të jem udhërrëfyesi i tyre”, tha ajo për revistën Allure, transmeton Klan Kosova.

Ylli i “Nine Perfect Strangers” foli gjithashtu rreth vendosjes së kufijve me fëmijët, duke e kuptuar rolin e saj si prind.

“Nëse duan të më thonë të heshti, munden. Jam në gjendje t’u kërkoj falje. Jam në gjendje t’u kundërvihem. Më pëlqen shumë marrëdhënia që kemi. Është mirë te jem në gjendje ta them këtë”, tha Kidman.

Nicole ka fy fëmijë me bashkëshortin Keith Urban: Sunday Rose – 16 vjeç dhe Faith – 14 vjeç.

Ajo gjithashtu ka dy fwmijw edhe me ish-bashkëshortin Tom Cruise: Isabella – 32 vjeç, dhe Connor – 30 vjeç.

Të ngjashme

Të fundit