Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida prej ditësh ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Ndërsa fansat po presin këngën e re nga ajo, krijuesja e hiti “Drunk” së fundmi ka postuar një fotosesion të ri atraktiv.
Si çdo herë, Kida ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen plot stil dhe tejet joshëse ndërsa dukej e mahnitshme në imazhet që solli në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja shihet e veshur me një kroset pa mëngë ngjyrë gri dhe makijazh të theksuar teksa flokët kafe i la të valëzuara që i binin lirshëm mbi supe.
Të shumta kanë qenë komente dhe pëlqimet nga ana e fansave sipër fotografive që ishin kryesisht pozitive.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Kida erdhi në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe ishte nga hitit e verës që lamë pas.
Përveç kësaj, këngëtarja ishte gjithashtu mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri.