Deputetja e LDK-së, Doarsa Kicaj-Xhelili ka thënë se partia në pushtet, Vetëvendosja, e ka bërë korrupsionin mjet veprimi dhe sipas saj, këtë korrupsion do ta luftojë LDK-ja.
“Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë”, ka shkruar ajo në Facebook
“Mbajeni mend – KORRUPSIONIN e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. KORRUPSIONIN do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush”, ka shkruar ajo.
E ju në vend se të flisni për: Mesazhet me Nagipin për tenderë të KEK; Për 270 milion euro kontrata ndër tavolinë; Ministren që ndryshon rregulla për kunetër; Ministra të akuzuar për korrupsion, e deputetë që montojnë procese punësimi; Milionët e Martinit e dostave tjerë të Albinit; Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë”, ka shkruar ajo.
“Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës”.