Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për menaxhimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Kica-Xhelili deklaroi se dështimi i procesit ishte i qëllimshëm dhe rezultat i veprimeve të pamenduara.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka dështu procesin. Sepse në mënyrë paralele i ka nis tri reforma madhore në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe të tria ia kanë dërgu Komisionit të Venecias e I kanë thonë: Lena me I bo krejt. Është e natyrshme që nuk të lojnë, sepse edhe shtete më të zhvilluara nuk i kanë lon me i bo krejtë. Natyrisht që e kanë bërë me qëllim”, deklaroi Kica-Xhelili.