Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke i akuzuar për hipokrizi në dritën e sulmeve brutale të anëtarëve të kësaj partie ndaj gjyqtarëve të institucionit.
“Hipokritë! Dy nga gjyqtarët që e shpallën VV-në shkelëse të Kushtetutës, janë zgjedhur në këtë mandat – me votat e VV-së,” tha ajo, duke shtuar se gjyqtarë të tjerë “kanë qenë në panele për plot raste që i kanë shkuar për shtat VV-së”.
Sipas Kica Xhelilit, pesë prej gjyqtarëve, përfshirë edhe Radomir Llabanin, “përveç se rrëzuan Qeverinë Hoti, kanë votuar PRO ligjeve të VV-së”.
“Të tjerët? Kanë qenë në panele për plot raste që i kanë shkuar për shtat VV-së. Pesë prej tyre, përfshirë edhe Labanin – përveç se rrëzuan Qeverinë Hoti, kanë votuar PRO ligjeve të VV-së.
�Madje edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial – me të cilin mburreshit lart e poshtë – ua votoi ai. Dhe ju thoni që kishit qasje në informata që ai qenka spiun por kjo nuk iu pengoi kur e lejuat të vendoste për sistemin e DREJTËSISË? Heshtët sepse drejtësia ishte më pak e rëndësishme se t’a mbani ju pushtetin?”
Kica Xhelili po ashtu argumentoi se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk është varur nga vota e Llabanit:
“Plus, vendimi i fundit as nuk varej nga ai (sepse s’do të lejonte askush që kjo të ndodhte). Votat kanë qenë 6:1 ose edhe 7:0 – pra me apo pa të, gjyqtarët tjerë – përfshirë këta që votuat ju, vendosën që jeni shkelës!
Nuk e lani veten, jo!
Krejt këto manovra për t’a mundësuar mosrespektimin e Kushtetutës i keni kot!
Qytetarët nuk do t’iu lënë! Ne nuk do t’iu lëmë!”