Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë një reagim në mëngjes, duke kërkuar që shoqëria kosovare të lirohet nga përçarjet e brendshme që, sipas saj, janë ushqyer nga pushteti aktual.
“Uroj të shërohemi nga mllefi i pakuptimtë ndër-shqiptar që pushteti i sotëm e ushqeu për të na mbajtur të ndarë. Ka kohë që nuk kemi qenë kështu!”, ka shkruar ajo.
Kica-Xhelili theksoi se ndarja dhe nënshtrimi i qytetarëve i shërbejnë vetëm atyre që synojnë të sundojnë përmes lodhjes e përçarjes.
Sipas saj, armiku nuk është shqiptari tjetër me mendim ndryshe, por ai që nxit përplasjen mes njerëzve.
“Këndellja kërkon të shohim nga e ardhmja duke e shëruar të tashmën, sepse rrugë tjetër për këtë Kosovë të sfilitur nuk kemi”, përfundoi deputetja e LDK-së






