-0.9 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Kica-Xhelili thotë se VV-ja publikoi një komunikim me Chat GPT: Çfarë huqje spektakolare

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një komunikim me Chat GPT.

Sipas Kica-Xhelili, përderisa VV po prentendon se e “kalli lojën” foto e bashakngjitura në postimin e tyre janë arsryet pse këta e shkelin Kushtetutën.

Ndër të tjera, Kica-Xhelili gjithë këtë e ka quajtur “huqje spektakolare”.

Postimi i plotë:

Çfarë huqje spektakolare!

Lëvizja Vetëvendosje e paska publikuar një komunikim me CHAT GPT. Derisa po pretendon se e “kalli lojën” sepse përgjigjet kinse janë në favor të tyre, në fakt në fotot bashkangjitur, e shihni që në VET postimin e tyre janë arsyet pse këta e shkelin Kushtetutën.

1. Ndërhyrja në pronë private;

2. Ndërhyrja në të drejtat tjera individuale;

3. Ndërhyrja në ekonomi;

4. Shfrytëzimi i “reformave” për sulme politike e jo për reformim të sinqertë;

5. Risqet që sistemi përfundon duke ndëshkuar kundërshtarët por jo duke luftuar korrupsionin = prekja e shtyllave të demokracisë.

Që thonë “mos e vet se t’kallxon vet”!

Ndoshta i bie më mirë ta pyesin CHAT GPT:

“Çka është Kushtetuta?”

“Kur do të ndalet VV së gënjyeri qytetarët se i ka reformat në drejtësi për së vërteti?”

“Pse po insiston VV në shkelje të Kushtetututës?”

“Si po i keqpërdorë VV tentativat për reformim të drejtësisë që të shtrij kontrollin mbi sistemin e drejtësisë”,

Dhe më e rëndësishmja:

“Kur do të ndalet VV së llogarituri që njerëzit hanë bar?”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit