22.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Kica-Xhelili thotë se Haxhiu është duke e shkelur me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke e shkelur me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Kica-Xhelili ka thënë se këtë është duke e bërë lidhur me gjuhën që guxon ekzekutivi ta përdorë karshi vendimeve gjyqësore.

“Është interesante që ministrja po i referohet një institucioni të Këshillit të Evropës, duke iu referuar si një institucion i lartë, në këtë rast Komisionit të Venecias, sepse befasia e saj vjen si rezultat që përderisa Komisioni i Venecias ka bërë të gjetura dhe qëndrim tjetër, tani Gjykata Kushtetuese ka tjetër. Por çka s’duhet të harrojmë është se ministrja e njëjtë po i shkel me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me gjuhën që guxon ekzekutivi ta përdorë karshi vendimeve gjyqësore me këto që po thotë.” – ka thënë ajo në Klan Kosova.

Kica-Xhelili ndër të tjera ka thënë se rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me pavarësinë e gjyqësorit thuhet se mundësia e vetme e komentimit është që ekzekutivi të thotë se synon ta ankimojë përmbajtjen e jo ta komentojë atë.

“Kur del ministrja dhe flet për rekomandimet e komisionit të Venecias, nuk duhet të harrojë që ka një pjesë të informacionit që ose nuk ka rastisur të diskutohet, ose i janë përmbajtur informacionit qëllimshëm dhe natyrshëm që Komisioni i Venecias nuk mund të aludojë se çka ka shtesë.” – ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit