Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, po pretendon se VV ka vjedhur programin qeveritar nga partia e saj.
Konkretisht, ajo thotë se çështja e ndalimit të qeseve plastike si dhe kodimi si lëndë obligative në shkolla, janë dy pika të cilat janë në programin e partisë së saj.
Mirëpo lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.
Manxhuka përmes një postimi në rrjetin social tha se deputetja Kica mundet me pasë drejtë veç nëse bota fillon të sillet në drejtim të kundërt me natyrshmërinë e saj, ndryshe ajo demantohet kalendarisht.
Postimi i plotë:
- 11 maj 2023 – Ministrja Nagavci nis punën për ‘Orën e Kodimit’
- 18 shtator 2023 – LDK publikon platformën programore ku flet për Lëndën e Kodimit.
- 7 shtator 2023 – Ministri Aliu njofton për udhëzimin administrativ që ndalon Qeset e Plastikës.
- 18 shtator 2023 – LDK publikon në platformë idenë ‘Pa Qese të Plastikës’
Në maj 2023, ministrja Nagavci ka marrë pjesë si paneliste nëForumin Botëror të Edukimit. Në këtë forum praktikisht ka filluar edhe puna për ‘’Orën e Kodimit’’.
Deputetja Kica mundet me pasë drejtë veç nëse bota fillon të sillet në drejtim të kundërt me natyrshmërinë e saj, ndryshe ajo demantohet kalendarisht.
Sigurisht, është mirë të marrim ide inovative, por ato merren nga vendet dhe adresat e zhvilluara. Nuk besoj që LDK që ka qeverisur gjatë me arsimin, por edhe ambientin, është adresa ku qeverisja e VV-së merr ide përparimtare.