Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka falënderuar policin e vrarë sot në veri, Afrim Bunjakun për shërbimin e tij.
Kica-Xhelili i ka uruar shërim të shpejt edhe policit të plagosur, Alban Reshiti.
Ndër të tjera ajo ka uruar që policët t’i kemi për jetë e me jetë.
Postimi i plotë:
Rreshter Afrim Bunjaku,
Të falemnderit!
Falemnderit përjetësisht për shërbimin! Shpirti yt atdhedashës, u prehtë në paqe! Lavdi! Lutjet e mia janë me anëtarët e familjes!
Alban Rashiti, qoftë e kaluar! Të falemnderit për sakrificën e guximin për Republikën tonë!
Për të gjithë policët tjerë; anëtarë të njësisë speciale; e Kosovarë tjerë në uniformë që në emër të Republikës, e për të, nuk kursejnë atë që është më sublimja; ju paqim tërë jetën e me jetë! Asgjë nuk shpaguan besimin tuaj jetësor në Kosovë
Zoti ju bekoftë ju, e Zoti e bekoftë Republikën tonë!