20.7 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Kica-Xhelili pyetet a bëjnë “dikur” koalicion me VV-në nëse zbutet gjuha, përgjigjet interesant

Në një seri pyetje/përgjigjesh në profilin e vet në “Instagram”, Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, është pyetur se a do të bëjnë “dikura” koalicion me Vetëvendosjen, nëse Vetëvendosje e zbut gjuhën ndaj LDK-së. Ajo e bëri një lojë fjalësh mes “DIKURA” duke e vendosur një “TAT” në mes, përkatësisht duke e ndërtuar “dikura” si “jo diktatura si mendësi”.

“Prej 1 deri në 10, nëse qetësohet gjuha e VV-së: a bëhet LDK ‘falëse’ për ndonjë koalicion DIKURA?”.

Përgjigja e Kica-Xhelilit: “Në mes të DIK dhe URA-s tënde, është një TAT si si mendësi që e kam më problem se gjuhën, pavarësisht për kë bëhet fjalë. Ku ka TAT, s’ka fat gjetësie të Republikës demokratike, ‘ke kush ke’. E ti e di që demokracinë e kam pikë të dobët dhe vendimtare (për vete)”.

Të ngjashme

Të fundit