12.9 C
New York
Tuesday, March 17, 2026

Buy now

Kica Xhelili për RTK-në: Servilitet i gërditshëm nga të paditur e të pafytyrë kronik

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës nuk bënte zë gjatë kohës kur mediumet sllovene raportonin për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ndërsa tani me një lajm të pakonfirmuar servilosen ndaj pushtetit.

Kica ka përmendur dy raste duke akuzuar RTK-në për servilosje ndaj pushteti.

“Kur televizioni publik slloven e filloi emisionin me skandalet kriminale të Martin Berishajt, deputetët e Vetëvendosjes i mbyllnin sytë dhe ja fshihnin veprat penale në Kosovë. RTK, natyrisht, zgjodhi të mos bëzante aq se e hidhëronte shefin e madh”

“E kur televizioni boshnjak me burim të pakonfirmuar flet për dy mediume të Kosovës dhe lidhjen e tyre me Vuçiçin, po këta deputet hidhen në vallen e virozave propaganduese patetike, dhe e shpërndajnë si fakt të pakonfestuar. E RTK, hedh sërish vallen e argatit të pushtetit.” – ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se: “Servilitet i gërditshëm nga të paditurë e të pafytyrë kronik!”

Të ngjashme

Të fundit