17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Kica-Xhelili për refuzimin ndaj VV-së: Hendeku është i madh për shkak të mendësisë anti-shtetare

- Advertisement -

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për refuzimin e LDK-së për koalicion me VV-në, ku ka thënë se qëndrimet e kësaj partie para fushatës ishin shumë të qarta.

Kica-Xhelili tha se ka përshtypjen se një pjesë e njerëzve nuk u kanë besuar se do të jenë kaq stoik në qëndrimet e tyre.

“Në momentin kur e kishim mundësinë të dëshmojmë që ne atë që ia themi votuesit, kemi vendosur ta nderojmë dhe respektojmë, filloi mandej të na bëhet një gjykim se ‘pse jeni kaq refuzues’”.

“Ne nuk jemi refuzues, por jemi përfaqësues. As unë nuk jam individ në LDK, jam përfaqësuese e votuesve të mi, siç janë të tjerët përfaqësues të votuesve të vet, dhe e dimë saktësisht se çfarë komunikimi kemi pasur me votuesin tonë”, tha ajo në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, ajo u shpreh se para fushatës u kanë thënë votuesve të LDK-së se kanë hendek të madh me Vetëvendosjen për shkak të mendësisë qeverisëse, asaj kundër-kushtetuese, kundër-shtetare e për shkak të mendësisë kundër aleancave qenësore të Kosovës.

“Para fushatës i kemi thënë votuesit tonë se kemi hendek aq të madh me Vetëvendosjen, për shkak të mendësisë qeverisëse, për shkak të mendësisë kundër-kushtetuese, për shkak të mendësisë kundër-shtetare dhe për shkak të mendësisë kundër aleancave qenësore të Kosovës”.

“Mendoj që të gjitha këto që po i them janë zbërthyer në mandat katër vjecar në veprimet që i ka bërë kjo qeveri. Tani, duke i marrë parasysh të gjitha këto, kemi thënë se mënyra e funksionimit të tyre, që rrjedh dhe buron nga ajo se si këta mendojnë, nuk ndryshon brenda natës sepse ata si duket e kanë qenësore mënyrën se si veprojnë”, u shpreh ajo, njofton Klankosova.tv.

Kica-Xheli, e përmendi edhe gjuhen që e ka përdorur Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës, gjë e cila tha se ka ndikuar në rritjen e hendekut mes tyre.

Të ngjashme

Të fundit