Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar pushtetin për interpretimin e raportit të World Justice Project mbi sundimin e ligjit në Kosovë.
Kica-Xhelili, duke theksuar rëndësinë e organizatës World Justice Project, ka hedhur dritë mbi faktin se nga përfshirja e Kosovës në këto vlerësime, ka pasur një konsistencë të vazhdueshme të rritjes për 1-2 pikë/poena ndër vite.
Megjithatë, Kica-Xhelili ka thënë se në raport vihet re se në vitin 2023 ka ngecje.
“Poshtë keni vegëzën e World Justice Project, ndër më kredibilët. Vëreni që në 2023 kemi NGECJE, sikurse vëreni që ngritja në vitet paraprake është për vetëm 0.1 poena, e jo me nga 17 vende sikurse disa propagandojnë.” – tha ajo ndër të tjera.