8.4 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Kica-Xhelili mohon se LDK mban sot mbledhje të kryesisë: Vazhdoj ta kem të paqartë pse po flitet për një takim

- Advertisement -

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica –Xhelili ka konfirmuar se ky subjekt, sot nuk ka takim të planifikuar siç raportohej për një të tillë nga ora 16.00.

Ajo ndër tjera, la të kuptohet se një ftesë e tillë mund të jetë bërë nga emra të caktuar tjerë, të partisë.

”Konfirmoj që kjo nuk qëndron”.

”LDK nuk ka takim sot. Takimet zyrtare të LDK-së qoftë të kryesisë së saj apo takimet e tjera formale, bëhen të ditura për mediat”.

”Çfarëdo ftese eventuale e përvetshme, e ndonjë nënkryetari të LDK-së, nuk është në suaza të takimeve formale – rrjedhimisht vazhdoj ta kem të paqartë pse po flitet për një takim të LDK-së sot”.

”Ajo që unë po e them, është që mund të jenë ftuar emra të përvetshëm nga të cilët ju mund të keni marr deklarime por kjo nuk nënkupton se kemi takim sot”.

Të ngjashme

Të fundit