Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e ironizuar përdorimin e inteligjencës artificiale nga deputetët e kësaj partie, të cilët po i drejtohen për t’ua konfirmuar “të vërtetat” e tyre, ndonëse modelet mund të japin përgjigje të personalizuara, të pjesshme – në varësi të mënyrës se si pyetën.
Meqë, sipas deputetes Kica-Xhelili, VV ka zbuluar “magjinë e chatbot-ëve”, ajo i ftoi qytetarët të përdorin cilindo chatbot dhe ta pyesin: “Çfarë bëjnë zakonisht populistët kur janë në krizë morale, ose kur populli fillon t’a kuptoj manipulimin e tyre? Cilat janë temat pas të cilave ata tentojnë t’a fshehin dështimin?”
