9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kica -Xhelili: Le të tregojë Qeveria pse Kosova s’është pjesë e Programit të Evropës Digjitale

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka kërkuar nga Qeveria që të tregojë pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale në vlerë prej 7.5 miliard euro.

Ajo lënien e Kosovës jashtë programit e ka quajtur turp e dështim.

“Le t’i tregoj Qeveria sot gjithë sektorit digjital të Kosovës, pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Europës Digjitale në vlerë prej 7,5 miliard euro, ndërkaq Shqipëria, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut po. Kosova s’ka shumë që u përzgjodh si TechHub i Ballkanit për shkak të kapaciteteve të jashtëzakonshme të rinisë tonë”, shkroi Xhelili.

“E para në rajon dhe e 11-ta në Evropë. E merituam më shumë se kushdo në rajon. Sa teori, praktika e politika shtesë izolacioniste na duhen për të kuptuar sa mbrapshtë e konceptojnë këta “zhvillimin” e vendit? Apo edhe kjo është veç “masë” e jo sanksion? Mëkat, turp, dështim e çka jo!””, ka shkruar ajo në Facebook.

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit