Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas akuzave të VV’së për një komunikim mes Berat Buzhalës dhe Petrit Selimit në Whatsapp që janë interpretuar si “negociata” për qeverinë e re.
Ajo në një reagim në profilin e saj në Facebook ka thënë se VV’ja i ka marrë seriozisht ato ‘negociatat’ për qeverinë e re, pasi është mësua të qeverisë nga Whatsapp.
Por, ajo thekson se LDK’ja ka zot shtëpie, e kështu si deshti elektorati i tyre, kështu thotë se do të vazhdojnë deri në fitoren e madhe.
“Nuk e di me kë jeni mësuar ju, por LDK ka zot shtëpie! E, nëse nuk keni dëgjuar, LDK i është kthyer elektoratit të saj! Atij i bindemi! Atij i nënshtrohemi!
Ky elektorat na kërkon të vazhdojmë kështu si tash. Të punojmë të pavarur, fort, e drejtë – deri në fitoren e madhe! Dritë do të ketë një ditë në Kosovë! Të tjerëve – punë të mbarë në negociata tavolinash”, përfundoi shkrimin ajo.