Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje në raport me drejtësinë është krejtësisht i ndryshëm, kur hetohen anëtarët e kësaj partie në raport me ata të partive tjera.
Kica-Xhelili në Rubikon të Klan Kosovës i bëri disa krahasime lidhur me këtë.
“Kur hetohet një i afërm i Lëvizjes Vetëvendosje thonë: ‘Nuk po e di Albin Kurti, po e rrejnë. Kur hetohet dikush i LDK-së çka thonë? Dost i Lumir Abdixhikut’. Kur hetohet dikush i Vetëvendosjes thonë: ‘Mos bëni gjyq publik’, kur hetohet i LDK-së ” E kanë zënë hajnin”, tha ajo.