Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.
Ajo i është drejtuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, me pyetjen: Çka po prisni nga ne nëse zgjidhjet tona nuk po ju përshtaten?
Në vazhdim, deputetja thekson se mbajtja e zgjedhjeve të reja, kaq shpejt pas atyre të 9 shkurtit 2025, do të thellonte më tej polarizimin politik dhe do të rriste apatinë e votuesve, me të drejtë.
Më tutje Kica-Xhelili ka kritikuar qëndrimin e Vetëvendosjes, duke thënë: Paradite shpifni e fyeni LDK-në, që pasdite e lusni me nderime.
Postimi i plotë:
Hekuran, zgjedhe more zotëri kryekuvendarin e qeverinë, kush po ju ndal? Çka po prisni nga ne nëse zgjidhjet tona nuk po ju përshtaten?
Paradite shpifni e fyeni LDK-në që pasdite e lusni me nderime. As nuk kemi nevojë t’iu demantojmë më sepse ju përgënjeshtroni veten në sinkron.
Qe 11 herë impononi kandidat të papranueshëm për Kryetar të Kuvendit, dhe interpretoni procese arbitrarisht.
Flisni në përsëritje të mërzitshme se si numrat për qeveri i keni, por jo për Kryetar Kuvendi.
Kosova është në krizë institucionale me Kuvend të bllokuar nga ju, çka e bën qeverinë tranzicionale zgjidhje pragmatike.
Zgjedhjet e reja, të mbajtura kaq shpejt pas atyre të 9 shkurtit 2025, vetëm do t’a thellonin polarizimin politik dhe rrisin apatinë e votuesve, me të drejtë.
Derisa ju bllokoni e shpërtheni në retorika banale, ne ofrojmë zgjidhje brenda kornizave realiste.
Meqë të duket zgjidhja skandaloze, DIL e tregoju sinqerisht qytetarëve se si apetitet tuaja janë më të rëndësishme se stabiliteti politik, pangopësia juaj determinuese në kapje të shtetit, e si gjuha e juaj skandaloze sot ju ka bërë partnerë të padurueshëm politik.