Home Lajme Kica-Xhelili kritikon pushtetin pas publikimit të incizimeve: Luajnë edhe rolin e Gjykatës dhe vendosin kush ka të drejtë

Kica-Xhelili kritikon pushtetin pas publikimit të incizimeve: Luajnë edhe rolin e Gjykatës dhe vendosin kush ka të drejtë

0
Kica-Xhelili kritikon pushtetin pas publikimit të incizimeve: Luajnë edhe rolin e Gjykatës dhe vendosin kush ka të drejtë

Në një postim të saj në Facebook, Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur shqetësimin e saj ndaj sjelljes së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të audio-incizimeve mes Kusari-Lilës dhe anëtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ajo gjithashtu ka thënë se natyrisht që pushteti “injorojnë të gjithë ministrat e deputetët e vet që i kanë me aktakuza.”

Kica-Xhelili po ashtu thekson se Vetëvendosja flet për patriotizëm dhe fyejnë kolegët shqiptarë në prapaskenat, duke i sulmuar me komente të pakuptimta.

Ajo vijon me akuzat se Vetëvendosja flasin për montazha dhe tentojnë të manipulojnë përmbajtjen e audio-incizimeve. Sipas saj, ata do të synojnë të ndryshojnë temën ose të shpikin skandale dhe drame të reja.

Postimi:

Exit mobile version