Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë. Ajo këtë e ka bërë duke përmendur shprehej e Sveçlës, i cili sot i tha një qytetari “hajde nalëm”, duke nxitur dhunë. Kica-Xhelili ka thënë se kësaj arrogance duhet t’u përgjigjen qytetarët me votë.
E plotë:
Arrogancës “hajde nalëm” duhet t’ia kthejmë me “JO, HAJDE TI NALNA”!
Më pak se 2 orë na ndajnë nga momenti kur VOTA juaj e përcakton mendësinë që do të na qeverisë për 4 vite.
Mos lejo qe duke mos-votuar, atë mendësi të t’a përcaktojë dikush tjetër!
DIL DIL DIL VOTO






