8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kica-Xhelili i reagon Sveçlës: Pasulin e Gullashin po e fshehni prej Rusisë a?

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas deklaratës së ministrit Sveçla në lidhje me kontratën njëburimore me vlerë prej 15 milionë euro, i cili tha se nuk i di detajet e kësaj kontrate.

Kica-Xhelili ka kritikuar Sveçlën pasi i njejti në emisionin me Jeta Xharrën tha se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë duke i thënë se PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a?

‘’ Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni!’’, ka shkruar ajo.

 Reagimi i plotë i saj:  

O Zot i madh!!!

Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë.

PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a?

Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni!

Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë.

E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë.

Të KORRUPTUAR jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë.

Doarsa R. Kica

https://www.facebook.com/share/p/3Miyc4ELJK9gaFPx/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit