Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi që kjo e fundit ka thënë se punëtorët e administratës është opozita për ta.
Kica-Xhelili përmes një postimi ka thënë përmendur edhe gjykatat, prokuroritë, gazetarët, televizionet, pasi që pushtetit të gjithë i she si opozitë.
Ajo tutje ka thënë se i vjen mirë që pushteti e ka kuptuar që po e qeversin një shtet të cilit ju kanë bërë kundërshtar.
Postimi i plotë:
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, paska deklaruar se punëtorët e administratës publike i ka opozitë.
Dmth:
Administrata Publike – Opozitë (prej të cilëve, gjysma i patën votuar këta)
Gjykatat – Opozitë
Prokuroritë – Opozitë
Gazetarët – Opozitë
Televizionet – Opozitë
Bizneset – Opozitë
Opozita – Opozitë
Shiko – mirë që e keni kuptuar që po e qeverisni një shtet të cilit ju keni bërë kundërshtar.
Po hallit të propagandës suaj për vota si t’ia bëjmë tash? Se s’po ua qet matematika më.