6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kica-Xhelili i përgjigjet Kurtit: Kjo Qeveri duket saktësisht si ato që zhbëjnë demokracitë

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili iu ka përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili shkroi për disa që i konsideroi të arritura në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, përgjatë dy vite e gjysmë qeverisje.

Kica përmes një statusi tha se shkrimi i Kurtit kishte të bënte me gjithçka përveç sundimit të ligjit.

Ajo tutje shkroi se Kurti foli për policinë, për të cilën nuk mori pjesë as në debat për rezolutë.

“Policinë e njëjtë për të cilën i kujtohet t’ia mëvetësoj sukseset si të qeverisë, por jo ta mbështes (përveç me emocione të zëna mundësisht në fotografi që duken si spontante)”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Madje ajo pretendon se policët të cilët ia konfiskuan telefonin ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, u suspenduan.

“5. Policët hetues të cilët e kanë urdhëruar konfiskimin e telefonit të Nagip Krasniqit, i keni suspenduar”, ka shkruar ajo.

Në fund ajo ka shkruar se kjo Qeveri nuk hyn në mesin e qeverive demokratike që fuqizojnë sundimin e ligjit.

“Në kam arritur të mësoj NJË gjë nga studimet e përvoja juridike, është që KJO QEVERI hyn në shembujt tipik të asaj se si NUK duken sistemet demokratike që fuqizojnë sundimin e ligjit, e SAKTËSISHT si duken ato që zhbëjnë demokracitë në autokraci”, ka shkruar deputetja e LDK-së .

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1078417423545709&id=100041323851797&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit