14.2 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Kica-Xhelili: I pasaktë raportimi se Supremja ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se raportimet se Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit të qeverisë me rezervat shtetërore janë të pasakta.

Ajo ka shpjeguar se lidhur me këtë rast, Supremja ka vendosur vetëm në rastin e kërkesës “për paraburgimin e të dyshuarve, JO edhe për ekzistimin ose jo të veprës penale”.

Postimi:

Për hir të sqarimit:

Po shoh që disa medie po raportojnë gabimisht që Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit të qeverisë me rezervat shtetërore.

Kjo është e PASAKTË!

Gjykata Supreme, lidhur me këtë rast, ka vendosur vetëm lidhur me kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve, JO edhe për ekzistimin ose jo të veprës penale. E për ata që kuptojnë veç pak nga procedura penale, e dinë që kjo nuk ka lidhje me aktgjykimin për kryerjen e veprës penale.

Pavarësisht si përfundon ky rast, lajmet duhet të jenë të sakta sepse nuk kemi të bëjmë me një rast dosido, por me njërin prej SKANDALEVE më të mëdha të qeverisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit