Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, duke cituar potein anglez George Orwell, tha se “në një kohë kur sundon mashtrimi, thënia e të vërtetës është akt revolucionar.”
Në këtë kontekst, deputetja e LDK-së shprehu besimin se e “vërteta ka fuqinë të sfidojë sistemet ku manipulimi dhe gënjeshtrat janë të përhapura.”
Postimi i plotë:
“Në një kohë kur sundon mashtrimi, thënia e të vërtetës është akt revolucionar.”
Me këtë citat të George Orwell-it, shpreh besimin tim të plotë se e vërteta ka fuqinë të sfidojë sistemet ku manipulimi dhe gënjeshtrat janë të përhapura.
E kjo, plotësohet më së miri me citatin tjetër nga Abraham Lincoln:
“Disa njerëz mund t’i mashtroni gjithmonë, dhe të gjithë njerëzit mund t’i mashtroni për një kohë, por nuk mund të mashtroni të gjithë njerëzit përgjithmonë.”
E VËRTETA ËSHTË FUQIA JONË SOT! ✌🏼