Home Lajme Kica-Xhelili akuzon ish partinë e saj: Kuorum kishte por shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë

Kica-Xhelili akuzon ish partinë e saj: Kuorum kishte por shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë

0
Kica-Xhelili akuzon ish partinë e saj: Kuorum kishte por shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të fillojë në orën 10:00 për të diskutuar pikat e mbetura nga disa seancat kaluara nuk është mbajtur gjatë ditës së sotme.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ish-deputetja e VV-së, Doarsa Kica Xhelili.

Ajo ka hedhur akuza në drejtim të ish-partisë së saj për mungesë Kuorumi

‘’Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend.Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj kur ka kuorum – pra kur janë 61.POR, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, PA opozitën. Pra, ne kot shkojmë aty. Rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit’’, ka shkruar Doarsa Kica-Xhelili.

Edhe javën e kaluar në mungesë të deputetëve ka dështuar të mbahet seanca e cila ishte paraparë po për ditën e mërkurë.

Exit mobile version