12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kiara Tito rikthehet në ekran?

- Advertisement -

Teksa duket se mëmësia po merr gjithë angazhimin e Kiara Titos këto kohë, moderatorja paska një tjetër plan për aspektin profesional. Sipas mediave dhe një postimi të gazetarit Bledi Mane në Instagram, thuhet se Kiara do të rikthehet në shtator në ekranin e Top Channel ku do të prezantojë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, një format që u vjen në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë.

Përmes postimit, gazetari Mane thotë që sezoni i ri në Top Channel do të sjellë plot surpriza dhe mes tyre edhe formatin “Shqiptarët për shqiptarët” që do të shfaqet çdo të premte, e që pritet të ndryshojë për mirë jetën e shumë njerëzve në nevojë përmes donacioneve dhe thirrjes për ndihmë.

Kiara Tito rikthehet në ekran?

Rikthimi i Kiarës në ekran vjen pak muaj pasi ajo u bë nënë për herë të parë e Lunës, vajzës që ka me Luiz Ejllin, ndërsa në televizion ajo është shfaqur për herë të fundit në moderimin e formatit “Fan Club” të “Dancing with the stars”.

Deri tani, as Kiara dhe as Elvisi nuk kanë reaguar publikisht pas këtyre lajmeve, por thonë se aty ku ka zëra, me siguri diçka e re po “zihet”.

Kujtojmë që gjatë muajit të kaluar, Kiara Tito, përmes një ndërveprimi me ndjekësit në Instagram, ka konfirmuar rikthimin në ekran gjatë sezonit të ri. Në rubrikën “Ask me a Question”, dikush e pyeti moderatoren nëse do të jetë pjesë e ekranit dhe ajo iu përgjigj me një “po”, me një emoji të buzëqeshur.

Kiara Tito rikthehet në ekran?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit