Nuk kanë qenë të pakta herët kur Kiara Tito, brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP” ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në ekran, më saktësisht në ekranin e Top Channel, me një program të ri apo ekzistues dhe mesa duket kjo gjë ka shumë gjasa të ndodhë këtë verë.
Edhe pse shumë mund të presin që Kiara muajt e ardhshëm të pushojë, nisur nga eksperienca goxha e lodhshme në reality show, plus i ka tre udhëtime gati për t’i shfrytëzuar me Luizin, në fakt ajo pritet t’i rikthehet televizionit. Burime për “Vip Magazine” pranë ciftit thonë se Titos do t’i besohet drejtimi i “Kepit të Tundimeve” nga Top Channel, një program që do të rivijë në ekran, por këtë herë me shumë ndryshime nga sezoni i parë dhe me një koncept të ri.
Një verë goxha e zënë në fakt për Kiarën dhe Luizin, me këtë të fundit që sic e dini është i zënë me koncerte deri në 2024 dhe po punon edhe për një film të ri, ku do të jetë protagonist në krah të Olta Gixharit.