Ashtu siç ndodh me të gjithë banorët e eleminuar, ditën e sotme Kiara Tito ka qenë e ftuar në “Big Brother Fun Club”. Moderatorja ka folur rreth kësaj eksperience unike duke u shprehur se e ka shijuar pafund.
Përballë Megi Pojanit, Ronaldo Sharkës, Estela Ujkës dhe Eni Shehut, Kiara i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Ashtu siç pritej, fokusi ishte te marrëdhënia e saj me Luizin.
Të ftuarit i vendosën në dukje sjelljet e saj shpeshherë të ftohta dhe arrogante ndaj Luizit. Kiara u shpreh se jo pak herë i është bërë “gjyq publik” në netët e Prime dhe kjo e ka bërë të ndihej shumë keq.
“Njerëzit nuk i dinë momentet kur unë shkoja në tualet dhe rrija e mendoja. I thoja vetes ‘Kiara çfarë po bën se po e humbet'”.
Më tej Kiara u ndal edhe tek komentet e opinionistëve duke thënë se sa herë ata flisnin, e konfuzonin.
Gjithsesi, pas përfundimit të kësaj eksperience ajo Kiara u shpreh e lumtur për çdo ditë të kaluar brenda shtëpisë.