Kanë nisur tashmë të përfliten edhe emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë në sezonin e dytë të spektaklit të kërcimit. Nga Eni Shehu që prezanton “Pushime on Top”, deri tani mendohet se kastit do ti bashkohet moderatorja e “Wake Up”, Enxhi Nasufi. Enxhi që për publikun u bë e njohur si këngëtare, duket se do të shpalosë këtë herë edhe aftësinë e saj në kërcim.
“Dancing” pritet të nisë në shtator edhe këtë herë do të jetë nën moderimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”.
Ndërkohë, në jurinë e spektaklit është konfirmuar sërish Valbona Selimllari, ndërkaq që nuk dihet ende asgjë për emrat e tjerë të jurisë. Ndërkaq një tjetër largim është ai i Eno Popit. Bashkëprezantuese me Borën do jetë Megi Pojani, e cila do mbështesë konkurentët dhe do i presë në “Gold Room”.
Ndërkohë që kastit të VIP-ave që do të marrin pjesë në sfidën e kërcimit i është bashkuar edhe blogerja e njohur, Sara Karaj.
Prej disa vitesh ajo është shndërruar në një personazh të njohur në rrjetet sociale, por edhe në ekranet. Pas disa daljeve publike, ajo tashmë do të provojë edhe kërcimin, si një mundësi e shtuar në karrierën e saj. Me shumë interes pritet edhe pjesëmarrja e Fjodora Fjorës në sfidën e kërcimit.
Moderatorja bën kështu debutimin e saj të parë në kërcim, pas shumë vitesh si prezantuese. Aktualisht ajo është e angazhuar në TVSH, ku dhe moderon një format të përditshëm. Megjithatë, që pas shtatorit, ajo do të provojë aftësitë e saj edhe në pistën e kërcimit, me në krah shumë kolegë të saj.
Një emër tjetër që i rikthehet ekranit është edhe Efi. Finalistja e “Big Brother”, që pas përfundimit të lojë, ka preferuar që të rrijë e shkëputur nga vëmendja mediatike, të paktën deri në nisje të sezonit të ri, ku mesa duket i ka thënë “Po” ftesës për të kërcyer me yjet. Vetë Efi e kishte paralajmëruar një fakt të tillë në rrjetet e saj sociale, natyrisht pa bërë me dije se ku do ta shihnim. Shpesh e shikojmë në një bashkëbisedim të ngushtë me ndjekësit. Së fundmi një pjesë e kanë pyetur për projektet e reja.E pyetur se “A do të shohim së shpejti me një program televiziv?” Efi është përgjigjur: “Në pritje, të gjërave të bukura”.
Për sa i përket rikthimit ajo ka deklaruar edhe formatet që i pëlqejnë në ekran. ‘Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe’, u shpreh finalistja e “Big Brother”.
Megjithatë tashmë ajo do të rikthehet në ekran në një sfidë 3 mujore. Rikthimi i Bora Zemanit në krye të “Dancing with the stars” lë bosh njëherë e mirë vendin e saj si prezantuese e “Përputhen”. Mesa duket edhe ky pozicion tashmë e ka gjetur zëvendësuesen. Bëhet me dije se do të jetë pikërisht Kiara Tito ajo që sezonin e ardhshëm do të moderojë formatin e përditshëm të dashurisë.
Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, moderatorja Kiara Tito nuk ka ngurruar ta shprehë dëshirën e saj për të pasur një emision në “Top Channel”. Madje, shpesh Kiarën e kemi parë të moderojë “emisione” të ndryshme në “Big Brother Vip”.
Së fundmi, “Vëllai i Madh”, i lajmëroi banorët se duhet të zgjedhin një emision për ta realizuar në shtëpi. Vetë Kiara e ‘paralajmërojë’ dëshirën e saj për “Për’puthen”, teksa e moderoi edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Ndonëse të shumta ishin komentet, por edhe lajmet që shprehnin se drejtimi i këtij formati do ti besohej Efit, në fakt, gjithçka duket drejt përfundimit të detajeve, përpara se Kiara të nisë moderimin në shtator. Nga ana tjetër prova e parë e bashkëpunimit mes Kiarës dhe Olsa Muhametit u bë gjatë formatit “Kepi i Vipave”.
Olsa, autorja e “Përputhen” ka folur lidhur me këtë sezon të ri teksa ka zbuluar edhe detaje rreth bashkëpunimit me Kiarën.
“Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë dhe punojmë. Mua Kiara më pëlqen sepse është profesioniste, përpiqet të japë maksimumin. Është modeste, vjen e para në setin e xhirimit, është korrekte. Jam shumë e kënaqur”, tha Olsa. E pyetur se kë zgjedh ajo mes Borës dhe Kiarës, Olsa është përgjigjur si më poshtë.
“Është shumë herët për ta thënë… Më ka marrë malli për Borën”, tha Olsa. Mesa duket bashkëpunimi mes dy vajzave tashmë do të jetë i përditshëm, teksa do të realizojnë një nga formatet më të dashura për ekranet tona.
Ndryshime tek “Përputhen” pritet të kenë edhe tek analistët, duke sjellë kështu një frymë të re tek komentet që do të kenë për pjesëmarrësit. Megjithatë, të paktën nga fansat, me shumë interes po pritet moderimi i Kiarës dhe rikthimin e saj përfundimtar në ekranin e “Top”-it.