Kjo akuzë e tij çoi në eskalim të debatit mes tyre.
Sheholli, i cili tregoi se aktualisht është dëshmitar i Prokurorisë Speciale për rastin e vrasjes së babait të tij, fillimisht tregoi edhe për raportet që kishte më disa pjesëtarë të LDK-së në vitet e luftës.
“Ka qenë një djalë i ri që punuar në inteligjencë të LDK-së i quajtur Shaban Mehana dhe ka qenë i lidhur ngushtë dhe drejtpërdrejt me Anton Kolën dhe me Fehmi Aganin. Kjo është përgjigje edhe për postimin e z. Vehbi Kajtazi, i cili më thotë kështu: zyrtar i UDB-ës, Fatmir Sheholli, i biri i Maliq Shehollit që ia ka vra Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës