25 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

“Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Berisha e akuzon Kurtin për argat të Serbisë, i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit

- Advertisement -

 

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si argat të Serbisë.

Duke komentuar rritjen e importeve nga Serbia, ai e ka akuzuar të parinë e qeverisë për kthimin e Serbisë në Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duhet t`i këndohet rahmet për së gjalli, i cili kohë më parë kishte thënë Kurtit se do ta rikthen Serbinë në Kosovë.

“Ndyshe nuk i bëhet argati Serbisë! Rahmet për së gjalli me i thën Kadri Veselit, kur i thonte “ki me kthy Serbinë në Kosovë. Sipas AKB, falë Qeverisë Kurti produktet serbe mbushin raftet në Kosovë: Importi nga Serbia rritet mbi 118%! Importet nga Serbia janë rritur në mënyrë alarmante – nga 50.64 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 110.53 milionë euro për të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo rritje prej mbi 118% nuk është thjesht një statistikë ekonomike, por një sinjal i qartë i rikthimit agresiv të produkteve serbe në tregun tonë dhe i rrënimit të prodhuesve vendorë”, ka shkruar Berisha, duke dhënë detaje tjera.

“Dikur i manipulonte analfabetët e sektit të tij, duke rrotullu kamionët që bartnin “plazma keksa” të Serbisë, për me ardhën në pushtet, për me ja hapën rrugët Serbisë për okupimin ekonomik të vendit tonë. A u ngit Albin a jo!?”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

Të fundit