29.4 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

“Ki me i dhënë llogari Naimit”, Mihrije Braha tregon se si reagoi ndaj një mesazhi të një burri të martuar

- Advertisement -

Mihrije Braha vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

E ftuar në “Ky emër”, këngëtarja e njohur ka ndarë momente nga jeta dhe karriera profesionale.

Ajo tregoi një nga mesazhet private që kishte marrë gjatë karrierës së saj muzikore, një mesazh që jo vetëm e kishte habitur, por edhe e kishte detyruar të reagojë.

“Ku e din ti që unë jam asi lloji femre? A e din që unë i tregoj Naimit dhe ti ki me i dhënë llogari Naimit se qysh më njeh kështu”, ka qenë reagimi i artistes.

E njëjta theksoi se më pas i kishte shkruar edhe gruaja e personit në fjalë, pasi ka parë bisedën.

“Burri jem nuk përdor asi fjalori. E ka lanë Facebook-un çelë, e pashë që e kishe shkru ti”, u shpreh ajo

Mihrija ndër tjerash u shpreh se dyshon që personi që i kishte shkruar ishte i dehur dhe zgjodhi ta mbyllte aty situatën, pa e çuar më tej.

Të ngjashme

Të fundit