Në imazhin mbresëlënës, ylli televiziv, 39-vjeçare, shfaqi vetëbesim teksa i ekspozoi të gjitha asetet e saj të bollshme, e veshur me një fustan të shkurtër të zi, me një të çarë në anën e saj.

Nëna e dy fëmijëve, e cila kishte një pamje magjepsëse grimi që ia shtonte bukurinë natyrale, zgjodhi t’i stilonte flokët e saj të artë në një model flokësh elegant dhe të shkëlqyeshëm.

Një foto tjetër nga seti fotografik tregonte personazhin televiziv duke interpretuar një pjesë të Biblës teksa kafshonte një copë fruti të ndaluar.

Revista, e cila shfaq Kardashian në kopertinë, do të përfshijë një bisedë të plotë të thelluar si edhe setin fotografik të 10 pamjeve “të çuditshme” dhe 100+ faqe kushtuar asaj.

Greg Swales shërbeu si fotograf dhe drejtor kreativ, ndërsa Katie Mossman ishte përgjegjëse për stilimin e xhirimeve.

Artisti i grimit, i cili jeton në në Los Anxhelos, Ash K Holm, stilistja e flokëve Irinel de León dhe manikyristja Chaun Legend e bënë Kardashian të dukej mahënitëse.

Gazetarja, Juno Kelly, e cila ka bërë intervistën me Kardashian, e cilësoi ate si një personazh bujar dhe të çiltër në një postim të bërë në Instagram.