35.1 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Khamenei kërkon nga Putini që të bëjë më shumë pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e dërgoi të hënën në Moskë ministrin e Jashtëm që të kërkojë nga presidenti rus, Vladimir Putin, më shumë ndihmë nga Rusia pas veprimit më të madh ushtarak të ShBA-së kundër Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Izraeli publikisht e kanë përmendur mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Iranit dhe për ndryshimin e regjimit të këtij shteti, hap për të cilin Rusia ka frikë se mund ta shtyjë Lindjen e Mesme drejt humnerës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Përderisa Putini i ka dënuar sulmet izraelite, ai ende nuk i ka komentuar sulmet amerikane ndaj qendrave bërthamore të Iranit, edhe pse javën e kaluar bëri thirrje për qetësi dhe i ofroi shërbimet e Rusisë si ndërmjetësve për programin bërthamor iranian.

Një burim i lartë i tha agjencisë “Reuters” se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, pritet që t’i japë një letër nga Khamenei Putinit, në të cilën kërkohet mbështetja e presidentit rus.

Irani nuk ka qenë i mahnitur me përkrahjen nga Rusia deri më tani, i thanë burimet iraniane agjencisë “Reuters”, dhe ky shtet dëshiron që Putini të bëjë më shumë për ta mbështetur Teheranin kundër izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Burimet nuk treguan se çfarë lloji të asistencës dëshiron Irani.

Kremlini tha se Putini do ta presë në takim kryediplomatin iranian, por nuk tregoi se çfarë do të diskutohej mes tyre.

Araqchi u citua nga agjencia ruse TASS të ketë thënë se Irani dhe Rusia ishin duke i bashkërenduar pozicionet e tyre për përshkallëzimin e tanishëm në Lindjen e Mesme.

Putini në mënyrë të përsëritur ka bërë ofertë që të ndërmjetësojë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe ka thënë se ua ka përçuar idetë palëve, ndërkohë duke e garantuar qasjen e vazhdueshme të Iranit në energjinë bërthamore civile.

Presidenti rus javën e kaluar refuzoi që ta diskutonte mundësinë që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ta vrasin liderin suprem të Iranit./Nacionale

Të ngjashme

Të fundit