Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka mbajtur konferencë për media, pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj tha se nuk ka asnjë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë që nuk është përgjigjur KGjK-ja, por nuk do të lejojë që asnjë institucion të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal.
Duke folur për rastin e 11-vjeçares, Zogaj tha se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë më parë.
“Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike, që ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhet në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë, por kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimin të këtij personi?”, tha Zogaj.