Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për media, siç thuhet në komunikatën e tyre pas deklaratave të Kurtit e Haxhiut për punën e sistemit gjyqësor.
Konferenca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:30, në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë. Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vetingun”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.