22.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

KFOR vendos tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi: Do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale

- Advertisement -

KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

KFOR-i ka njoftuar se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.

“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së (Vija kufitare). Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale. Vendosja e këtyre tabelave do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme. Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit