Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovës, është shprehur i zhgënjyer me aksionet e fundit në veri të Kosovës, ku janë mbyllur disa komuna paralele serbe.
Në një reagim ata kanë thënë se aksioni ishte i pakoordinuar edhe pse Qeveria i kishte premtuar se do të koordinohej me ta.
KFOR ka ripërsëritur se duhet angazhim i plot në dialog.
“Shumë i zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, thuhet në reagim.