0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

KFOR mban stërvitje për përballjen me ndonjë skenar të mundshëm krize

- Advertisement -

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR sot ka mbajtur një stërvitje që synon testimin e procedurave dhe kontrollit për përballjen në rast të ndonjë skenari të mundshëm krize.

Përmes një komunikate për media, KFOR bën të ditur se stërvitja është quajtur “Golden Sabre 2023”.

“Stërvitja “Golden Sabre 2023” një aktivitet stërvitor i kryer nga KFOR-i që synon testimin e procedurave të komandës dhe kontrollit dhe gatishmërinë e njësive për dislokimin e shpejtë të forcave për t’u përballur me çdo skenar të mundshëm krize.” – thuhet në postimin e tyre.

Tutje, përmendet se KFOR ka detyrën e sigurimit të një mjedisi të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Kontingjenti shumëkombësh i KFOR-it operon në #Kosovë nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 me detyrën e sigurimit të një mjedisi të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.” – bëhet e ditur në fund.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit