KFOR-i ka konfirmuar se të dielën mbrëmë një patrullë e KFOR’it derisa ishte në detyrë në Zubin Potok ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.
Në një përgjigje për Express, zyra e KFOR-it për media ka treguar se të lënduar nga ky rast nuk ka.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.
Nuk dihet se KFOR-i i cili shtet ka qenë.
Po ashtu pikërisht sonte mediat pro-regjimit të Vuçiqit kanë propaganduar që “ka përleshje në Zubin Potok mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”.