Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Në një përgjigje për Expressin, KFOR-i ka treguar se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar. KFOR-i ka rikujtuar se çdo vendim për këtë temë duhet te merret përmes dialogut.
KFOR-i ka treguar se do të vazhdojë me prezencë fiske mbi urë.
“Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar. Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth” –thuhet në përgjigjen e KFOR për Gazetën Express.