9.5 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

KFOR-i: S’kemi “listë të zezë”

- Advertisement -

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar lidhur me pretendimet se ka “listë të zezë” që ndalon hyrjen e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës në Komunën e Leposaviqit.

KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se “pretendimet e tilla janë të pabazuara dhe i kundërshton me vendosmëri akuzat e tilla”.

“KFOR-i kërkon që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal. KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë. KFOR-i gjithashtu mban komunikime të rregullta me të gjithë homologët e tij kryesorë. KFOR-i mban standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij, përmes kanaleve të tij zyrtare të komunikimit në dispozicion të publikut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit