31.3 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

KFOR-i s’ka kompetenca, BE kërkon përmbajtje – urat e reja zgjidhje apo konflikt i ri me ndërkombëtarët

- Advertisement -
Pasi janë bërë pothuajse një vit që nga koha kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, synonte hapjen e urës së Ibrit për kalimin me vetura, kjo temë është rikthyer sërish në diskutime publike e me deklarata nga palë të shumta. Megjithatë, kësaj radhe, qeveria tanimë në detyrë e Kurtit, ka proceduar me një plan tjetër. Atë të ndërtimit të dy urave të reja mbi Ibër, afër asaj që veçse ekziston tashmë.

Përderisa vitin që lamë pas, qëllimet e qeverisë mbetën kryesisht në deklarime, kësaj radhe, e njëjta duket se nuk do të ndalet për ndërtimin e dy urave, pavarësisht thirrjeve për përmbajtje, duke pasur parasysh se gurthemeli për to është planifikuar të hidhet sot.

Duke pasur parasysh shqetësimet se si mund të ndikojë një gjë e tillë, qoftë brenda vendit apo edhe në raportet e shtetit me aleatët kryesorë, por edhe për gjendjen e sigurisë në vend, ditë më parë Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në misionin e NATO-s, KFOR.

Nga këta të fundit, është thënë se çështja në fjalë është jashtë kompetencave të tyre, dhe se, ata janë të pranishëm mbi urën kryesore mbi lumin Ibër duke kryer patrullime të rregullta në këtë zonë.

‘‘KFOR-i mban një prani të fiksuar në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt. KFOR-i gjithashtu mban një prani të dukshme dhe fleksibile në Mitrovicën e Veriut, si dhe në të gjithë Kosovën, dhe është i gatshëm t’i përgjigjet çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në dobi të të gjitha komuniteteve në Kosovë’’, është thënë mes tjerash në përgjigjen e KFOR-it.

Përveç KFOR-it, Gazeta ka kontaktuar edhe me Bashkimin Evropian lidhur me këtë çështje për të parë qëndrimin e tyre rreth veprime të qeverisë së Kosovës.

Nga ta, për gazetën ishte theksuar se nuk janë të përfshirë e as në dijeni për projektin në fjalë, duke kërkuar që veprimet të tilla të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, është thënë nga BE.

Me kundërshtime të tilla, ndoshta edhe më të ashpra, qeveria që sot është në detyrë, ishte përballur edhe vitin e kaluar.

Edhe në atë periudhë, BE së bashku edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin deklaruar disa herë që Ura e Ibrit do të hapej, porse, ky proces do të duhej të bëhej në forma të tjera, duke kundërshtuar kështu idenë e qeverisë që ajo të hapej shpejt.

Madje, insistimi i qeverisë dhe i vetë Kurtit asokohe, kishte bërë që në Kosovë të vinte për vizitë Drejtorin e CIA-s, William Burns.

Edhe pse Burns zhvilloi vizitën edhe në shtetet e tjera të rajonit, vizita e tij në Kosovë, u pa dhe u lexua si një vizitë që kishte për qëllim diskutimin, ose më saktësisht, parandalimin e hapjes së parakohshme të urës së Ibrit.

Pas kësaj vizitë, zërat për diçka të tillë ishin pothuajse inekzistentë deri pak javë më parë, kur edhe u dha njoftimi për ndërtimin e dy urave të reja

Të ngjashme

Të fundit