Përvoja e NATO-s në Kosovë, ku ushtarët britanikë dhe aleatët ndërkombëtarë kontribuan në ruajtjen e paqes pas luftës së vitit 1999, për shumë vëzhgues shërben sot si model i mundshëm për Ukrainën pas një marrëveshjeje eventuale paqeje me Rusinë.
Përvoja e NATO-s në Kosovë, ku aleatët ndërhynë në mars 1999 për të ndalur spastrimin etnik, për shumë vëzhgues shërben sot si model i mundshëm për Ukrainën. Në një artikull të platformës “Army Technology” që analizon zhvillimet në sektorin e mbrojtjes, misioni paqeruajtës i KFOR-it përmendet si shembull edhe për garantimin e sigurisë në territorin ukrainas pas një marrëveshjeje eventuale paqeje me Rusinë.
Për kryeministrin britanik, Keir Starmer, i cili synon të rikthejë rolin të Britanisë së Madhe në skenën ndërkombëtare, pyetja që ngrihet është se çfarë kontributi mund të japë Londra në një forcë të mundshme evropiane të sigurisë në Ukrainë.
Britania e Madhe dërgoi rreth 2.000 ushtarë në Kosovë në vitin 1999 në misionin e NATO-s prej 50.000 trupash. Edhe pse ka kaluar mbi një çerek shekulli që nga përfundimi i luftës, ushtria britanike ka luajtur një rol jetik në operacionet e KFOR-it.
Në bazë të analizës së platformës, një kontribut i mundshëm i Britanisë së Madhe në forcën paqeruajtëse në Ukrainë mund të variojë nga 1.000 deri në 2.000 ushtarë. Automjetet Foxhound 4×4 mund të përbëjnë boshtin kryesor të këtij angazhimi.
E bërthama e kontingjentit britanik do të ndërtohej nga batalione të gatishmërisë së lartë – Royal Gurkha Rifles apo The Rifles – të mbështetur nga njësitë e zbulimit të brigadës ajrore 16 Air Assault, njësitë speciale ushtarake ose Kalorësia Mbretërore.